Beteja Kosovë – Serbi në Amerikën Latine

9 Gusht 2016 - 21:05      

Kosova dhe Serbia po e vazhdojnë betejën për njohje, përkatësisht për mosnjohje të pavarësisë së vendit tonë, transmeton Koha.net.

Një numër i madh vendesh, kryesisht nga Amerika Latine, aktualisht është nën presion të madh të shteteve të fuqishme perëndimore që të njohin pavarësinë e Kosovës, njofton “”Veçernje Novosti”. Krahas kësaj ofensive të Prishtinës, (gazeta serbe fjalën ofensivë e vë në thonjëza) edhe pala serbe po shfrytëzon të gjitha resurset, siç thotë gazeta, për të penguar valën e re të njohjeve.

Kreu shtetëror dhe diplomatë serbë janë në kontakte të vazhdueshme me kolegë nga vende ku, pos politikanëve perëndimorë po lobojnë edhe zyrtarë të Prishtinës, thotë VN, përcjell Koha.net.

Nga 33 vende të Amerikës Latine, Kosovën nuk e kanë njohur 17 shtete.

Beogradi thotë se Surinami është vendi i 107 –të që e ka njohur Kosovën, njofton gazeta, ndërsa Prishtina e ka regjistrin prej 112 shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ky dallim, sipas sqarimeve të VN-së. është pasi që për Serbinë, zyrtarët të katër shteteve që gjenden në listën e njohjeve të Kosovës, kanë përgënjeshtruar ta kenë njohur pavarësinë e Kosovës. Këto shtete, sipas VN-së, janë Omani, Republika e Afrikës Qendrore, Nigeria dhe Uganda. Ndërsa kryetari i Sao Tome Princepës ka vënë veto në vendimin e qeverisë së atjeshme, ndërsa më pas qeveria e re e ka tërhequr vendimin e paraardhëses së saj për njohjen e Kosovës.

Vështrimi i gazetës përfundon se “krahas lobimeve në Amerikën Latine aleatët e Prishtinës po lobojnë edhe te pesëshja europiane që s’e ka njohur Kosovën, Greqi, Rumani, Sllovaki, Spanjë e Qipro".

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...