Pesë mijë familje të dëmtuara nga vërshimet në rrethinën e Shkupit [video]

9 Gusht 2016 - 19:22      

Ekipet e shpëtimit në Maqedoni kanë arritur ta gjejnë trupin e pajetë të një 11 vjeçar nga Stajkovcki, duke e quar kështu në 22 numrin e viktimave që ndodhën si pasojë e vërshimeve, raporton KTV.

Ndërsa kërkimet po vazhdojnë për një foshnje 15 muajshe e cila gjithashtu figuron si e zhdukur që nga e shtuna.

Sipas autoriteteve në Maqedoni deri tash rreth 5 mijë familje prej 12 vendbanimeve në rrethin e Shkupit vlerësohet se janë dëmtuar nga moti i ligë kaploi zonën të shtunën.

Në ndihmë Maqedonisë i doli edhe BE-ja.

Një ekip i ekspertëve të mekanizimit të Bashkimit Evropian për Mbrojtje Civile është dërguar në Maqedoni pas këtyre vërshimeve.

Ekipi i ekspertëve teknikë ka nisur menjëherë vlerësimin dhe po u jep rekomandime autoriteteve për mbrojtje civile në nivel lokal dhe nacional.

Ndërsa ka ngjallur reagime të shumta vendimi i qeverisë maqedonase për pranimin e ndihmës nga Bullgaria e Serbia dhe refuzimin e saj nga Kosova dhe Shqipëria.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...