Çfarë folën e Grabovci e Buja për “dostat” [video]

9 Gusht 2016 - 19:16      

Është publikuar vazhdimi i përgjimeve Pronto 2, ku bashkëbisedues i Adem Grabovcit është ish-ministri i arsimit, Ramë Buja. Buja e kishte caktuar kolegun e tij partiak Ilhami Gashin anëtar të bordit në Universitetin e Pejës, por ai ishte treguar jo mirënjohës ndaj Bujës, pasi nuk e kishte falënderuar, raporton KTV.

Këto detaje Buja ia tregon në telefon Grabovcit, dhe e quan Ilhami Gashin faqezi.

Në pjesën e publikuar së fundi nga Insajderi, krerët e lartë të PDK-së konsultohen sërish mes vete për caktimin e njerëzve të tyre në bordet e institucioneve publike.

Në njërën prej bisedave, Adem Grabovci ia kishte bërë të qartë Ramë Bujës se bordi i KEK-ut ishte i rezervuar për “dostat e tyre”.

Buja, e kishte thirrur Grabovcin për ta pyetur nëse ka vend në këtë bord për një kushëri të tij.

Ndërkohë, në një bisedë tjetër, Adem Grabovci kishte pohuar se kishte zbuluar se sekretari i Ministrisë së Arsimit, Xhavit Dakaj, po punonte për interesa të Ilir Tolajt, ish-sekretar i Ministrisë së Arsimit.

Për këto përgjime do të mbahet protesta e radhës të mërkurën, duke filluar nga ora 19:00.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...