Raport i KTV-së për bombën në shtëpinë e Murat Mehës [video]

9 Gusht 2016 - 19:14      

Policia e Kosovës dhe njësitet deminuese, e kanë deaktivizuar në mënyrë të kontrolluar një mjet shpërthyes që ishte vendosur në shtëpinë e kryetarit të komisionit shtetëror për përcaktimin e vijës kufitare, Murat Meha, raporton KTV.

Për vendosjen e mjetit shpërthyes në shtëpinë e tij, ka reaguar ashpër Murat Meha. “Sulmi është bërë prej dorës së zgjatur të atyre që tentojnë të na rrezikojnë edhe jetën edhe familjen. Unë s’i kam borxh askujt”, ka thënë Meha.

Një sulm të tillë e ka dënuar edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa. Ai ka thënë se një akt i tillë është i papranueshëm, duke theksuar se këta njerëz nuk ia duan të mirën Kosovës.

“Aktet e tilla që rrezikojnë jetën e familjeve tregojnë më së miri se kemi të bëjmë me njerëz që nuk ia duan të mirën Kosovës. Ata e rrezikojnë të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për rastin duke thënë se bomba ishte vendosur në tarracën shtëpisë, në lagjen Dardania të Prishtinës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...