9 Gusht 2016 - 19:10
Kryeministri i vendit, ka mbledhur në Qeveri ministrin e Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj dhe kryetarin e Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Murat Meha, për të shpalosur para gazetarëve faktet për vijën kufitare me Malin e Zi.
Gjatë prezantimit të punës nga ana e Komisionit, i pari i Qeverisë është i bindur se Kosova nuk humb asnjë hektarë toke.
Edhe ministri Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Kosova nuk humb tokë nga kjo marrëveshje.
E Murat Meha, i cili për shumë kohë ishte i mbyllur për media, ka prezantuar faktet mbi të cilat, sipas tij, u arrit marrëveshja.
Kryeministri Mustafa, u shpreh i bindur se në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit do të vendoset për kufirin me Malin e Zi.
Me votimin e demarkacionit, sipas kryeministrit Mustafa, do të vendoset edhe për përmbushjen e kriterit të fundit për liberalizim të vizave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...