Vetëvendosje do ta kundërshtojë “me çdo formë Marrëveshjen e Demarkacionit” [video]

9 Gusht 2016 - 19:05      

Deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, i cili trashëgoi pozitën e deputetit Besnik Bislimi, ka hedhur gazi lotsjellës në sallën ku po mbahej mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, raporton KTV.

Përkundër kësaj, deputetë të PDK-së dhe LDK-së, e kanë dërguar për në Kuvend projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi.

Pas hedhjes së gazit lotsjellës, deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ndërkohë, derisa po mbahej mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, është sulmuar ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Deputetët e Vetëvendosjes, kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës, duke thënë se do të vazhdojnë të kundërshtojnë në çdo formë marrëveshjen për demarkacionin.

Deputetët opozitarë, po ashtu kanë vazhduar të paraqesin në mbledhjen e komisionit fakte të tjera kundër demarkacionit. Pas shqyrtimit në komisionet përkatëse, ky projektligj pritet të shkojë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Pritet që Kryesia e Kuvendit të Kosovës të caktojë seancën e radhës për këtë javë, në rendin e ditës të së cilës do të jetë ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...