9 Gusht 2016 - 15:35
Edhe ky tha se Kosova nuk humb asnjë metër me demarkacionin.
Këto komente ai i bëri sot gjatë prezantimit të punës së Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit me Malin e Zi.
Pasi përsëriti tri nivelet që identifikojnë vijën kufitare, shtoi se ky demarkacion plotëson sovranitetin e shtetësisë së vendit. Duke u regjistruar si kufi ndërkombëtar, kufiri me Malin e Zi i jep karakter ndërkombëtar shtetësisë së Kosovës.
Raportet me Malin e Zi, tha ministri Hoxhaj, janë të shkëlqyeshme. Ndërsa ratifikimi do të jetë një zhvillim historik për vendin. Ai tha se vota e deputetëve do të jetë reflektim i seriozitetit të politikave që ndjek vendi ynë.
Ndërkohë, Murat Meha, kryetar i Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit me Malin e Zi, po prezanton faktet mbi të cilat u zhvillua ky proce3s, që rezultoi me Marrëveshje të ndërsjellë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...