9 Gusht 2016 - 15:16
“Përsëris se Kosova nuk e humb asnjë metër me Marrëveshjen për Shënjimin e kufirit me Malin e Zi. As unë e as Qeveria nuk do të lejojmë t'i falet tokë Malit të Zi”, ka thënë Mustafa.
Ai më tutje ka shtuar se manipulimi i procesit të demarkacionit për të shantazhuar dhe etiketimi si tradhtarë është e rrezikshme politikisht dhe nxit dhunim, raporton Koha.net.
“Kosova nuk ka territor të askujt. Detyrë e jona ka qenë që të sigurohemi që territorin ta ruajmë plotësisht. Demarkacioni i tashëm nuk rregullon padrejtësisë historike që i janë bërë Kosovës. Manipulimi i këtij procesi për të shantazhuar dhe etiketimi tradhtarë është i rrezikshëm politikisht dhe nxit dhunë”, ka thënë Mustafa.
Kryeministri i Kosovës më pas ka thënë se demarkacioni i tanishëm nuk i rregullon padrejtësitë historike që i janë bërë Kosovës.
“Kosova nuk ka territor të askujt. Detyrë e jona ka qenë që të sigurohemi që territorin ta ruajmë plotësisht. Demarkacioni i tashëm nuk rregullon padrejtësisë historike që i janë bërë Kosovës”, ka thënë Isa Mustafa.
Të pranishëm me këtë rast, përveç kryeministri Isa Mustafa, janë edhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe Murat Meha, kryetar i Komisionit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Lexoni edhe: Dyshohet për bombë në shtëpinë e Murat Mehës [foto/video]
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...