Foto: Koha

Dyshohet për bombë në shtëpinë e Murat Mehës [foto/video]

9 Gusht 2016 - 15:04      

Policia e Kosovës dhe njësitet denimuese kanë rrethuar shtëpinë e Murat Mehës.

Sipas burimeve të KTV-së dyshohet se në shtëpinë e tij është vendosur një mjet shpërthyes.

Murat Meha, është kryetar i Komsionit Shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për ekzistimin ose jo të mjetit shpërthyes në shtëpinë e Mehës.

Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi është kundërshtuar me këmbëngulje nga partitë opozitare dhe një numër deputetësh edhe të pozitës.

Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit ka miratuar sot këtë Projektligj, që do t’i procedohet Kuvendit për miratim.

Deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi sot hodhi gaz lotsjellës gjatë mbledhjes së këtij Komisioni në shenjë kundërshtimi të miratimit të tij.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...