Foto: Koha

Policë të armatosur ruajnë Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës

9 Gusht 2016 - 14:10      

Fotoreporteri i Kohës Ditore ka filmuar një xham të thyer në ndërtesën e Qeverisë, që supozohet të jetë bërë nga gurë të hedhur nga jashtë.

Policia nuk ka konfirmuar vërtetësinë e lajmit, ndërsa KP-së i ka thënë se me rastin është duke u marrë grupi i hetuesve.

Ndërkohë janë shtuar patrullimet e forcave të Policisë së Kosovës jashtë ndërtesave kryesore të legjislativit në vend.

Ndërtesa e Kuvendit dhe ajo e Qeverisë janë duke u ruajtur nga policë të armatosur, të cilët po patrullojnë për rreth ndërtesave.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...