9 Gusht 2016 - 13:28
Gjatë shqyrtimit të projektligjit, Reçica tha se duke pasur parasysh dokumentet paraprake mbi të cilat është bërë pavarësia e Kosovës, deklarata e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome e Kosovës, opinioni këshillëdhënës i GJND-së për pavarësinë e Kosovës, është propozuar ky projektligj për ratifikim në Kuvend.
Sipas tij, duke pasur parasysh interesin e veçantë të Kosovës dhe ndërtimin e raporteve për marrëdhënie të mira, në veçanti me shtetet fqinje, është duke u punuar që të përmbyllet kjo çështje, e cila sipas tij është edhe obligim ndërkombëtar i Republikës së Kosovës dhe ndihmon në konsolidimin e mëtejmë të shtetësisë.
Anëtarja e Komisionit nga radhët e Vetëvendosjes, Puhie Demaku, duke kundërshtuar këtë projektligj, kërkoi që t’i kthehet Qeverisë e cila e ka proceduar për miratim në Kuvend.
“Nëse e kalojmë këtë projektligj, bëhemi bashkëpjesëmarrës të krimit”, tha ajo.
Edhe deputeti tjetër opozitar, Zafir Berisha, shprehu qëndrimin kundër këtij projektligji për procedim në Kuvend.
Ndërsa, anëtari i Komisionit nga radhët e LDK-së, deputeti Ismet Beqiri, duke u shprehur pro projektligjit për procedim në seancë, duke thënë se kjo çështje është dashur që të përfundojë shumë kohë më parë, ndërsa shtoi se procedimi i këtij projektligji ka bazë ligjore.
Të pranishëm në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, deputetët Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Driton Çaushi, Ismail Kurteshi, Shaip Muja dhe Pal Lekaj, theksuan arsyet e kundërshtimit të kësaj marrëveshje.
“Më pas, deputetë opozitarë kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën e mbledhjes, në momentin kur pritej të hidhej në votim kjo çështje. Megjithatë, përkundër situatës së krijuar, ky projektligj u hodh në votim dhe u përkrah me 6 votat e anëtarëve të Komisionit, deputetë nga radhët e pozitës”, thuhet në njoftimin për media të Kuvendit të Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...