Foto: Koha

AAK: Procedimi i projektligjit për demarkacion, “bombë e kurdisur” për të ardhmen e Kosovës

9 Gusht 2016 - 12:39      

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pas “kontrabandimit” për në seancë të marrëveshjes së demarkacionit, vlerëson se Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme ka bërë një gabim, sepse ka proceduar një “bombë të kurdisur” për të ardhmen e Kosovës.

Sipas GP të AAK-së, Neni 2 i kësaj marrëveshje, nuk do të thotë asgjë për të ardhmen e saj.

“Është një tendencë e qeverisë, që duke u thirrur në ketë nen, t’i bëjë për vete deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe të hedhin mjegull në opinionin publik, kinse po mbetet një mundësi për argumentet e reja e për ndryshim të saj. Qeveria duhet të jep përgjegjësi që kanë fut klauzola të ndryshme e të dyshimta, nga ajo që kanë ratifikuar Mali i Zi. Është detyrë, legale e morale, e çdonjërit prej deputetëve që të jemi në krye të detyrës, për vendin tonë, pa interesa personale, se çka humbim e çka fitojmë në këtë mes”, thuhet në reagimin e GP të AAK-së.

Nëse seanca parlamentare shkon në favor të ratifikimit të kësaj marrëveshje, GP i AAK-së thotë se “jemi duke e lënë të hapur një krizë me mundësinë e një konflikti të çdohershëm”.

“Është në dorën e të gjithë neve që të hedhim poshtë këtë version të demarkacionit, për t'i dhënë mundësinë e një zgjidhjeje me mjete politike. Është më shumë se poshtërsi t'i vësh qytetarët e vendit tënd në rrezik, për interesa personale të pushtetit. Duhet të jemi të matur se çka po ju lëmë trashëgimi gjeneratave. Mos të hapim plagë të vjetra edhe pas 17 vitesh nga lufta, e 8 vite nga pavarësia. Nuk është koha të marrin nga Kosova, nëse i hyjmë këtyre temave, do të duhej t'i kthehen ato që i janë marrë dikur Kosovës”, thekson ky Grup Parlamentar.

“Mos ta shesim ndërgjegjen për hir të pushtetit, parim i yni duhet të jetë, e japim vetën për Kosovën, kështu kishte ndodhë në mars të vitit 2005. Mos të krekoset askush çka ka qenë dje në luftë, por çka po bëjmë sot për Kosovën në paqe. Askush që i thotë po kësaj marrëveshje, nuk do ta ketë nderin e lavdinë nesër”, përfundon ky reagim i Grupit Parlamentar të AAK-së. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...