Foto: Koha

Deputetët opozitarë këmbëngulës kundër demarkacionit me Malin e Zi

9 Gusht 2016 - 10:40      

‘Ky Projektligj duhet të hidhet poshtë dhe të kthehet në Qeveri’. Kështu ka thënë deputetja e Vetëvendosjes, Puhie Demaku, në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, i cili sot po shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Kemi një peticion me 200 mijë nënshkrime dhe nuk guxojmë ta anashkalojmë këtë vullnet të qytetarëve kundër demarkacionit me Malin e Zi, është shprehur para komisionit deputetja Demaku, raporton KTV.

Ndërkaq deputeti tjetër, anëtar i këtij komisioni, Zafir Berisha, tha se Nisma për Kosovën dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të kthehemi në Kuvend atëherë kur e shohim se ka nevojë Kosova. "Diçka që është fituar në luftë, po humbet në paqe" ka thënë ai.

Pal Lekaj ka thënë se është kontrabanduar ky Projektligj. "Pas ratifikimit të Marrëveshjes nuk do të mund të bëhet asgjë për kthimin e saj prapa. Shpresoj që deputetët t’i thonë një “Jo” të madhe kësaj marrëveshjeje".

 Kurse deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu-Krasniqi ka thënë se në këtë mbledhje do të duhej të ishte edhe një përfaqësues i Qeverisë, dhe ka shtuar se Qeveria po e provokon situatën.

 “Është dashur të jetë një përfaqësues i qeverisë i pranishëm në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme. Qeveria po e provokon situatën dhe Vetëvendosje nuk do të ndalet në kundërshtimin e kësaj marrëveshjeje.”, ka thënë Haxhiu-Krasniqi.

Vetëvendosje ka dërguar në mbledhjen e sotshme të Komisionit për Politikë të Jashtme pesë deputetët: Puhie Demakun, anëtare e Komisionit, dhe Driton Çaushin, Albulena Haxhiun, Donika Kadaj-Bujupin dhe Ismajl Kurteshin.

Pas shqyrtimit në komisionet përkatëse, ky projektligj pritet të shkojë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Pritet që Kryesia e Kuvendit të Kosovës të caktojë seancën e radhës për këtë javë, në rendin e ditës të së cilët do të jetë ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.

Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi tash e disa muaj ka ngjallur kundërshtimet e banorëve të lokaliteteve kufitare me këtë vend dhe të opozitës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...