Demarkacioni në votim të enjten

9 Gusht 2016 - 07:28      

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi pas gati një viti përfundimisht është në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Të martën, Projektligji i ratifikuar në Qeveri javën e kaluar do të shqyrtohet në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, shkruan sot Koha Ditore.

Më pas Kryesia e Kuvendit do të vendosë se kur do të caktohet seanca për votimin e tij.

Megjithëse Kryesia ende nuk ka thirrur mbledhje, “Koha Ditore” merr vesh se ajo do të mblidhet të martën, në mënyrë që seanca të caktohet për të enjten. Partitë në pushtet kanë intensifikuar takimet për t’i bindur deputetët që ta miratojnë marrëveshjen. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...