Bordi dhe menaxhmenti i QKUK-së anulojnë tenderin 3-milionësh

9 Gusht 2016 - 07:08      

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka marrë vendim të anulojnë tenderin në vlerë rreth tre milionë euro.

Tenderi “Pastrimi i brendshëm i hapësirave spitalore” nuk e ka përkrahjen e menaxhmentit të këtij institucioni, edhe pse procedurat tenderuese janë kryer nga QKUK-ja, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i QKUK-së, Curr Gjocaj, para disa ditësh ka konfirmuar për gazetën se kërkesa e tij dhe e Bordit të QKUK-së është që ky tender të anulohet.

Arsye e anulimit të këtij tenderi është se çmimi është më i lartë sesa mjetet që QKUK-ja i ka në dispozicion.

Por drejtuesi i njërës nga kompanitë fituese, “Selmans Networks”, ka paralajmëruar këtë institucion se do ta ndjekë ligjërisht nëse merr një vendim të tillë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...