Plava e Gucia, së shpejti përmes Shkodrës në Shqipëri

9 Gusht 2016 - 06:48      

Shqiptarët e Plavës e Gucisë do të lidhen së shpejti me një rrugë të shkurtër me Shqipërinë, pikërisht përmes pikëkalimit të Vermoshit.

Ndërkohë që edhe izolimit dhjetëravjeçar të afro 6.400 banorëve të Njësisë administrative Kelmend të Bashkisë Shkodër që po mahnit shqiptarë e të huaj me bukurinë natyrore, po i vjen fundi, shkruan sot Koha Ditore.

Në mes të tetorit pritet të përfundojë ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Tamarë-Vermosh, 30 kilometra e gjatë përmes së cilës kufiri më i largët shqiptar me Malin e Zi do të kthehet në një nga investimet infrastrukturore bashkëkohore dhe me cilësi të lartë, pavarësisht terrenit mjaft të vështirë. Lajmin për përfundimin e rrugës Tamarë-Vermosh në muajin tetor e ka bërë të ditur presidenti i firmës sipërmarrëse “Riviera” Dritan Çela.

Kjo firmë po kryen punimet pas një financimi prej 7.2 milionë eurosh të Kfw gjermane, Fondit të Zhvillimit Shqiptar dhe IPA 2009, në kuadër të Programit të Rrugëve Dytësore dhe Lokale. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...