“Serbia nuk mund të hyjë në BE me idenë serbomadhe”

8 Gusht 2016 - 22:29      

Ministri kroat për Punë të Jashtme Miro Kovaç i ka thënë Beogradit zyrtar se “nuk është liruar nga virusi agresiv serbomadh dhe të sistemit komunist dhe deri sa të mos e bëjë këtë, Serbia nuk do të mund të hyjë në Bashkimin Evropian”, transmeton Koha.net.

"Nga dita në ditë opinioni kroat po bombardohet me shitje mendjeje të përfaqësuesve të pushtetit serb të cilët ende nuk janë liruar nga virusi agresiv serbomadh dhe të sistemit komunist jugosllav",ka shkruar Kovaç në facebook, raporton Jutarnji list, përcjell Koha.net. Ai ka shtuar se nuk ka ditë që të mos paraqiten “ata të pushteti serb të cilët në vitet e 90-ta të shekullit të shkuar kanë qenë pjesë e pushtetit ose pjesë e partive në pushtet kur nga Beogradi filluan luftërat kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës e Kosovës, luftërat pushtuese të cilat Beogradi i humbi me radhë".

Dhe në vend se të përballet me përgjegjësinë e vet për fillimin e luftërave, për qindra mijëra viktima dhe shkatërrime jetësh, Serbia zyrtare qëllimisht përhap ndjenja hakmarrëse, nxit popullin serb kundër popujve të tjerë dhe pengon vendosjen afatgjate të bashkëpunimit të mirë fqinjësor në frymën evropiane’ thekson ndër të tjera Kovaç.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...