Komisioni shtetëror thotë se nuk lëvizi gurët e kufirit

8 Gusht 2016 - 21:11      

Komisioni Shtetëror i Kosovës për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, insiston se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi është e drejt, dhe nuk ka ndryshim të vijës kufitare.

Përmes një komunikate për media, ky komision thotë se të gjitha shtetet e formuara nga shpërbërja e ish Jugosllavisë kufirin e kanë sipas kadastrave.

“Komisioni Shtetëror ua kujton se të gjitha shtetet e formuara nga shpërbërja e Jugosllavisë kufirin e kanë sipas kadastrave”, thekson komisioni.

Ky është njoftimi i komisionit shtetëror

Shpërbërja e Jugosllavisë solli shtatë (7) shtete të reja. Këto shtatë shtete i kishin kufijtë administrativë të bazuar në territorialitetin e Komunave, njësoj i kishte edhe Krahina e Kosovës. Parimi themelor i të gjitha marrëveshjeve të përkufizimit në mes të shteteve të dala nga shpërbërja e Jugosllavisë kanë qenë: baza kadastrale e vitit 1991, pikërisht 25 qershorit të vitit 1991, edhe më vonë edhe për shtetet e reja dhe parimi i dytë bazë ka qenë që zonat kadastrale të jenë determinanta kryesore të kufirit.

Përvoja e Republikave ish Jugosllave, tregojnë se parimet themelore në marrëveshjet për përcaktimin e kufijve në mes Republikave të dala nga RSFJ-ja.

Respektimi i gjendjes së para shpërbërjes së RSFJ përkatësisht respektimi i momentit te shpërbërjes se RSFJ është e mbështetur në të dhënat kadastrale – determinuese në procesin e shënjimit të kufirit mes te republikave të ish-Jugosllavisë.

Kufiri ndërmjet Mali i Zi – Bosnje Hercegovinë, Kroaci – Bosnje Hercegovinë, Kroaci – Slloveni, Serbi – Maqedoni kanë informuar se baze për të dy komisionet shtetërore kanë qene te dhënat nga kadastrat e të dy shteteve reciproke.

Materialet mund të gjinden në web faqet e qeverive përkatëse. Kurse Qeveria e Malit të Zi me datë 15 Tetor 2014, nëpërmjet web-faqes së saj zyrtare (http://www.gov.me/en/Neës/142634/Demarcation-and-identification-of-state-border-betëeen-Montenegro-and-Bosnia-and-Herzegovina-completed.html), njofton opinion mbi përfundimin e procesit të shënjimit të kufirit me Bosnjën dhe Hercegovinën.

I gjithë procesi i negociatave mbi demarkacionin u bazua në kufijtë administrativë të ish Republikave apo Krahinave të shteteve të krijuara nga SFRJ. Ata kufij administrativë ishin njëkohësisht kufij administrativë të Komunave, të cilët bëhen kufij shtetërorë pasi Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina fituan pavarësinë e tyre.

Krahina e Kosovës në Ligjin mbi organizimin territorial të komunave (Gazeta Zyrtare e KSA të Kosovës) Nr. 25, 29 korrik 1975 – tekstualisht i kishte 22 komuna dhe në secilën komunë edhe vendbanimet e saj. Me këtë Ligj rregullohet organizimi territorial i komunave në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës, mënyra dhe procedura e formimit të komunave të reja, suprimimit dhe bashkimit të komunave të reja, suprimimit dhe bashkimit të komunave ekzistuese, ndarjes dhe bashkimit të disa vendbanimeve, si dhe ndërrimet e selive të komunave. Rregullore nr. 2000/43 (UNMIK/REG/2000/43), 27 korrik 2000 mbi numrin, emrat dhe kufijtë e komunave - Me këtë rregullore përcaktohen numri, emrat, shtrirja dhe kufijtë e komunave.

Ligji nr. 03/L-041 për kufijtë administrativë të komunave (Gazeta Zyrtare / nr. 26 / 02 qershor 2008) Me këtë ligj rregullohet, organizimi territorial i vetëqeverisjes lokale të Republikës së Kosovës, themelohen komunat e reja, përcaktohet territori i komunës si njësi e vetëqeverisjes lokale. Zonat kadastrale janë të përkufizuara me Ligjin për Kadastrin Nr. 2003/25. 2.3 Me vendbanime nënkuptohen qytetet, lagjet urban dhe fshatrat. Territori i komunës përfshin vendbanimet që shtrihen në zonat kadastrale që janë brenda kufijve komunal.

Nga kjo rrjedh se, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror i emëruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës përfundoj pjesën e rëndësishme ligjore dhe profesionale të shënjimit të vijës kufitare. Komisioni sipas detyrës ligjore dhe kushtetuese dhe konform rezolutës të Kuvendit të Republikës se Kosovës qershor 2015, ka vërtetuar dhe shënjuar vijën administrative ndërmjet ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe ish Republikës Socialiste të Malit të Zi.

Komisioni Shtetëror nuk ka krijuar hartë të re për zonat kufitare, Komisioni Shtetëror nuk ka ndryshuar territor të zonave kadastrale kufitare, Komisioni Shtetëror nuk ka ndryshuar territor të Komunave kufitare, Komisioni Shtetëror nuk ka ndryshuar vijën administrative të vitit 1988 perkatesisht 1974, Komisioni Shtetëror nuk ka ndryshuar vijën kufitare e as territorin e Kosovës as për një metër të vetme. Rrjedhimisht nga kjo, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror konstaton se propozimi i shënimit të vijës kufitare nga dy komisionet shtetërore nuk e favorizon e as nuk e dëmton Republikën e Kosovës as edhe për një metër katror të vetëm.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...