8 Gusht 2016 - 21:31
"Ne, në periudhën e ardhshme, me siguri se do të bisedojmë për fillimin e vendosjes së rrethojës ndërtuese dhe kështu, pak a shumë, ta sigurojmë objektin, e në fazat e mëpastajme të nisim ndërtimin e tempullit”, citon radio kim të ketë thënë Branimir Stojanoviq, nënkryetar i Qeverisë së Kosovës.
Dhe derisa përfaqësuesit e serbëve mendojnë se tash s’ka më argumente për zvarritje të përfundimit të tempullit ortodoks, siç e quajnë ata kishën, përfaqësuesit shqiptarë në institucione thonë se përfundimi i kishës është çështje politike e përfaqësues të shoqërisë civile kanë pikëpamje e veta për të ardhmen e kishës.
"Ideja ime është që të ndryshojë dedikimi i kishës,që ajo të bëhet muze i viktimave civile të luftës, ose të luftërave, pa dallim nacionaliteti, pasi të gjitha luftërat shkaktojnë viktima",thotë avokati Azem Vllasi, transmeton Koha.net.
Ai shton se shqiptarët kishën e shohin si vepër të pushtetit të Milosheviqit dhe të Kishës Ortodokse serbe, që në koordinim kanë zhvilluar politikë antishqiptare. Ai ka shtuar se toka ku gjendet kisha është pronë e Universitetit.
"Librat kadastralë kanë dëshmuar se lokacioni i përket tempullit Krishti Shpëtimtar dhe toka Kishës Ortodokse serbe", ka thënë Velko Odaloviq zyrtar nga Serbia.
Shënimet për pronësinë rreth kishës, sipas Odaloviq,janë aktualizuar kohë më parë kur u bënë gërmime për shkak të dyshimeve për varrezë masive përreth kishës.
Përfaqësuesit e serbëve theksojnë se kush më së pari duhet ta përkrahë përfundimin e kishës.
“Në radhë të parë këtë duhet ta bëjë Administrata vendore, e rëndësishme është edhe përkrahja e Ministrisë së Planifikimit hapësinor. Është mirë ta përkrahë e tërë Qeveria me kryeministrin e zëvendëskryeministrat e nuk do të ishte keq që këtë ta bënte edhe Thaçi”, mendon Branimir Stojanoviq.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...