8 Gusht 2016 - 20:49
Sipas një analize të gjeografit Florim Isufi, kjo dëshmon se Mali i Zi, që nga viti 1945 deri në vitin 2015, ka pasur 13812 km2, ndërsa pasi t’i përfundojë të gjitha demarkimet, Mali i Zi do t’i ketë 13878 km2.
“Kosova humb sipërfaqe, ndërsa Mali i Zi fiton në dëm të Kosovës. Këtë mund ta vërtetojë kushdo që ka qasje në Gjeo-data Bazën e Eurogeographics ose në Adriatik Atllas. Për hartën e Eurogeographics kanë dalë me deklarata përkrahëse edhe disa ndërkombëtarë. Është për çudi pse edhe qeveria nuk i vërteton këto fakte. Mos më vetëdije po e anashkalon këtë fakt. Kjo është kot sepse pas disa viteve, Mali i Zi zyrtarisht nuk do t’i ketë 13812 km2 por 13878 km2 apo 6600 ha më shumë. Sidoqoftë gjasat janë që këtë të mërkurë, Kuvendi i Kosovës ta miratojë demarkacionin me Malin e Zi”.
Por të kundërtën e thotë doktori i gjeografisë, Tomor Qela. Ai është i mendimit se këto harta janë vetëm harta të kadastrave tokësorë dhe sipas gjitha gjasave, nuk është përfshirë territori ujor, ku sipas Qelës, nëse hiqen rreth 68 kilometra hapësirë e liqenit të Shkodrës del në përputhshmëri me Hartën e Eurogeographices.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...