Foto ilustrim

Qytetarët japin mito për të marrë shërbime shëndetësore [video]

8 Gusht 2016 - 19:56      

Krahas deklaratave të vazhdueshme të krerëve të shtetit se shëndetësia është prioritet, gjetjet e raporteve të organizatave flasin për aspak ndryshime pozitive në këtë sektor.

Derisa nevojat për shërbime të tilla janë të mëdha në një vend ku vetëm 15 % e popullatës ka sigurim, investimet janë shumë të vogla e ka mungesë të buxhetit. Edhe në këtë rast zyrtarët thanë se po punojnë.

“Kujdesi shëndetësor është një e drejtë fondamentale e të drejtave të njeriut dhe është obligim i shtetit të sigurojë që qytetarët e tij të kenë qasje te gjithë kuptimtë në kujdesin shëndetësor. Dhe kur them të gjithë nënkupton jo të rezervuar vetëm për klasën elite dhe për ata që mund ta përballojnë kujdesin shëndetësor, por që kujdesi shëndetësor është i mundshëm për të gjithë qytetarët. Thelbësisht, kujdesi shëndetësor është një e drejtë për të pasur një popullatë dhe qytetarë të shëndetshëm, ngase sigurimi shëndetësor është shumë i lidhur me të drejtat e tjera dhe me elemente të tjera të sigurisë”, ka thënë Julie Coleman, hulumtuese në QHDP.

Një sërë rekomandimesh janë dhënë nga Qendra për Hulumtime, Dokumentim dhe Publikim për ndryshim të politikave, çka do të kontribuonte pozitivisht në sigurinë shëndetësore.

Mungesa e investimeve në institucionet shëndetësore publike, keqmenaxhimi nga udhëheqësit e tyre kanë shkaktuar problem për qytetarët në nevojë.

Atyre ende u duhet të blejnë vetë edhe barnat nga lista esenciale e të marrin shërbime të shtrenjta në sektorin privat.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...