Protestuesit duan ndëshkimin e protagonistëve të “Pronto-s”

8 Gusht 2016 - 19:43      

Qindra persona i janë bashkuar marshit protestues kundër keqpërdorimit e abuzimit me pushtetin, që u dëshmua nga përgjimet e skandalit të njohur tashmë si “Pronto”.

Turma i është afruar ndërtesës së Qeverisë së Kosovës ku e ka destinacionin pas ecjes prej sheshit “Zahir Pajaziti”, nëpër atë “Nëna Terezë” e deri te “Skënderbeu”.

Njëri nga organizatorët e protestës qytetare ka thënë se ato nuk do të ndalen deri sa të arrihen qëllimet e protestës.

“Do të vazhdojmë me protesta derisa të merren masa adekuate ligjore për personat që po vërehet se e kanë korruptuar deri në palcë këtë vend, që po ua marrin të ardhmen fëmijëve”, ka thënë Jahaj për KohaVisionin.

“Deri tash e kemi ditur se ka diçka, por nuk e kemi ditur se atëherë kryeministri tash president i vendit ka qenë i angazhuar sa për të vendosur se kush mund të punësohet në një vend ta zëmë në Dragash”, ka thënë më tej Jahaj.

Është lëshuar ndërkohë edhe një deklaratë e protestës e cila është lexuar para turmës e postuar para ndërtesës së Qeverisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...