8 Gusht 2016 - 19:31
Ata do të nisin sfidën e zvogëlimit të kabinetit qeverisës, në kuadër të riformatimit.
Burime të KTV-së kanë bërë të ditur se tashmë është e qartë se përveç shuarjes së ministrisë për komunitete dhe kthim, janë edhe disa ministri të tjera që mund të shkrihen si Ministria e Diasporës, e cila do të kalojë si departament i veçantë në kuadër të Ministrisë së Kulturës, derisa pritet një bashkim i serishëm i ministrisë së Ekonomisë, Financave dhe Tregtisë në një të vetme.
Të njëjtat burime besojnë se gjasat janë që partneri i vogël i qeverisë, Lista Serbe, do të mbetet me vetëm dy poste, atë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit pa portofol.
Por, këto riformatime do të ndodhin pas 18 gushtit, kur qeveria do të mblidhet për të gjetur një zgjidhje edhe për çështjen e veteranëve.
Kjo pasi përveç problemeve që ka me FMN-në, Kosova rrezikon të humbasë edhe fondin për Investime nga amerikanët në vlerë prej 400 milionë eurosh.
Më herët, në një komunikim të Kohavisionit me zyrën e FMN-së në Kosovë, ata kanë referuar që për dalje nga kriza, qeveria mund të ndjekë dy variante, t’i ricertifikojë veteranët apo të bëjë përcaktimin e pensionit të veteranit varësisht nga mosha.
Ndryshe, qeveria u ka borxh pensionistëve veteranë nga 1 deri në 10 pensione, varësisht se si kanë aplikuar. Qeveria ka premtuar që në momentin kur do të ketë të holla do t’iu paguajë në mënyrë retroaktive këto pensione.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...