Maqedonia në gjendje të jashtëzakonshme për dy javët e ardhshme [video]

8 Gusht 2016 - 19:24      

Dita e hënë ishte ditë zie në Maqedoni, në nderim të mbi 20 viktimave që humbën jetën pas vërshimeve që goditën zonën perëndimore dy ditë më parë.

Derisa që familjeve të viktimave në formë ndihmë iu ndanë nga 5 mijë euro, raporton KohaVision. Dy javët e ardhshme u shpallën si gjendje e jashtëzakonshme në Maqedoninë Perëndimore, e cila pësoi më së shumti nga fatkeqësia natyrore.

Deri tash 6 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërsa mbi 70 kanë pësuar kryesisht thyerje të gjymtyrëve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Cavkov, ka bërë të ditur se policia dhe institucionet e tjera po vazhdojnë të kërkojnë terren duke kontrolluar çdo metër derisa t’i gjejnë të gjithë.

Derisa shiu i rrëmbyeshëm që ra gjatë së dielës veçse e rëndoi gjendjen e banorëve nëpër zonat e përmbytura si Hasanbeg, Haraqinë e Stajkov.

Simptomat si vjellje, barkqitje dhe temperaturë ishin disa nga shenjat e shfaqura te fëmijët në zonat e përmbytura, e të cilat sipas mjekëve vijnë si shkak i papastërtisë.

E, në anën tjetër, banorët po vazhdojnë të përballen me mungesën e ujit dhe ushqimit derisa sanimi i dëmeve po ecën shumë ngadalë.

Me një fond prej 100 mijë eurosh, Maqedonisë i doli në ndihmë qeveria e Shqipërisë.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, bëri të ditur se Tirana zyrtare do të vijojë kontaktet me autoritetet maqedonase për të marrë informacione mbi dëmet e shkaktuara, me qëllim që të shfrytëzohet më mirë ky fond.

E, ngushëllime për të vdekurit dhe të plagosurit kanë shprehur ambasada gjermane, greke, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Holandës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...