Grabovci përplaset me Bujën për “rehatim” të bashkëpartiakut [video]

8 Gusht 2016 - 19:22      

Dy nga krerët më të lartë të partisë në pushtet PDK-së përplasen keq kur është puna të rehatojnë njerëzit e tyre në pozita.

Protagonisti kryesor tashmë në dosjen e shefave, Adem Grabovci, nuk kurseu bashkëpartiakun e tij Ramë Buja nga fyerjet, i cili po i kërkonte të pozicionojë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim Fatmir Arifin.

Por, këtë pozitë Grabovci e kishte ndarë për Ramadan Gashin, ish-kryetar i Komunës së Skenderajt.

“Adem… po ta them mënyrën ma të qetë të mundshme, pa hiç hajgare, unë e lëshoj venin, ja lëshoj Ramdan Gashit, po mu bo poçaver, e me lujtë k..., nuk ka mundësi me ndodhë”

Buja, që ishte ministër i Arsimit, e kishte shpallur një konkurs formal për mikun e tij, Fatmir Arifi, të cilin, siç thotë ai, e kishte sjellë nga Amerika për këtë punë.

“Osht ni problem. Dy herë është shpall konkursi, tash ma çojnë si kontrabandë…, e kom lut njerin, e kom kthy prej Amerikës, për me, edhe kjo punë po ta them shumë qetë, shumë arsyeshëm, Ramadan Gashi bahet Ministër i Arsimit Shkencës edhe Teknologjisë dhe punë e kryme është”, vazhdon ish-ministri i Arsimit. As ni idhnim unë shkoj te shpija…”

Kjo përplasje për interesa të dy krerëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës dëshmohet nga dy përgjime telefonike, të kryera në nëntor të vitit 2011, të cilat i sjell Insajderi, në kuadër të hulumtimit “Dosja e Shefave”.

Buja ka sqaruar gjatë ditës arsyen pse e kishte kërkuar Arifin në këtë pozitë.

Tha se Fatmir Arifin e ka takuar rastësisht, e ka vlerësuar dhe i ka propozuar të aplikojë.

“Nuk po du tash justifikim, se ajo bisedë kur është ba, është ba, këtyre shokëve të mi kur me kanë emëru ju kam pas thanë: a doni me m’ndihmu, kanë thanë po! Thash ndihmimi për mu është që mos me m’pengu”, ka shtuar më tej Ramë Buja, ish-ministër i Arsimit në Kosovë.

Ndryshe, krerë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim janë duke u përballur me akuza për korrupsion. Dy prej tyre janë duke u gjykuar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...