8 Gusht 2016 - 17:39
Ecja, sipas organizatorëve ka për qëllim pushtimin e Majës së Zhlebit, në kufirin Kosovë – Mali i Zi.
Në debatin që po zgjat tash e një vit Maja e Zhlebit është njëra prej pikave kontestuese për demarkacionin me Malin e Zi.
“Maja e Zhlebit është maje e veçantë për nga pozita gjeografike. Gjendet në Bjeshkët e Nemuna, në kufirin me Malin e Zi, dhe është njëra nga disa maja që e përbëjnë masivin e Zhlebit dhe Rusolisë. Është territor i veçantë dhe ofron shumë për adhuruesit e natyrës. Ecja përshkon luginën e Rusolisë, në mes bjeshkëve të Zhlebit dhe masivit të Rusolisë, në përfundim të së cilës buron Drini i Bardhë. Është bjeshkë e pasur me florë dhe faunë, ndërsa pamja është impozante. Ky masiv është i pasur edhe me bimë mjekësore (çajra) dhe fruta malore, prandaj një kohë nga ecja jonë do ti kushtohet mbledhjes së këtyre bimëve”, thuhet në përshkrim të organizimit për këtë ecje.
Detajet për këtë organizim mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...