8 Gusht 2016 - 14:24
Ministrja uroi Ambasadorin për detyrën e re, njëherësh shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Italisë, jo vetëm në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal.
Në takim, Ministrja Hoxha falënderoi Ambasadorin Sardi për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e Italisë në Kosovë, veçanërisht Ministrisë së Drejtësisë dhe u zotua në përmbushjen e prioriteteve dhe objektivave të parapara gjatë mandatit të saj.
Ambasadori Sardi shprehu mirënjohjen e tij për gatishmërinë e Ministres Hoxha për të thelluar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe shfaqi qëndrimet e shtetit Italian për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ofroi ndihmë në rrugën e integrimit evropian, duke vlerësuar se “perspektiva evropiane është e garantuar për Republikën e Kosovës dhe se Republika e Italisë është e vendosur për të përkrahur dhe ndihmuar këtë proces, duke ofruar ndihmë në sektorin e drejtësisë”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...