Foto: Reuters

Shqipëria 100 mijë euro për përmbytjet në Maqedoni

8 Gusht 2016 - 14:22      

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka deklaruar se, Qeveria e Shqipërisë do të ndihmojë me një fond prej 100 mijë euro, popullsinë e prekur nga përmbytjet në Maqedoni.

Në një konferencë për shtyp, Bushati ka bërë të ditur se Tirana zyrtare do të vijojë kontaktet me autoritetet maqedonase për të marrë informacione mbi dëmet e shkaktuara, me qëllim për të shfrytëzuar sa më mirë këtë fond, transmeton KP.

“Ky është një fond paraprak pasi autoritetet maqedonase nuk kanë një bilanc të qartë të dëmeve dhe kërkesave. Shqipëria është pranë Maqedonisë në këto momente”, ka thënë Bushati. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...