Foto: Reuters

VV: Fitorja e Majlinda Kelmendit, lajm i mirë për Kosovën

8 Gusht 2016 - 14:19      

Lëvizja Vetëvendosje uron Majlinda Kelmendin për medaljen e artë, e cila është medalja e parë olimpike për Kosovën.

“Ky është një lajm i gëzueshëm jo vetëm për dashamirët e sportit, por për gjithë qytetarët e Kosovës. Pjesëmarrja e sportistëve tanë në Rio 2016 pa dyshim se është shans për ta që ta avancojnë sportin tonë, por në anën tjetër mbetet shqetësuese mungesa e përkrahjes për sportin nga Qeveria jonë”, thuhet në komunikatën e VV-së.

“Dëshirojmë të urojmë edhe sportistët e tjerë të Kosovës që po marrin pjesë në këto lojëra olimpike, duke iu dëshiruar suksese, dhe gjithnjë duke besuar që në të ardhmen të bëhet me shumë për sportin, e veçanërisht në drejtim të unifikimit të ligave dhe bashkëpunimit mes federatave në nivel kombëtar. Kjo do të ndikonte në rritjen e cilësisë së sportit dhe në suksese më të mëdha të sportistëve tanë”, përfundon komunikata e Vetëvendosjes. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...