Foto: Reuters

BIK-u organizon aksion humanitar të premten për viktimat nga përmbytjet në Maqedoni

8 Gusht 2016 - 14:18      

Bashkësia Islame e Kosovës thotë se me vëmendje, shqetësim e dhimbje kanë përcjell gjendjen e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në lagjet e Shkupit.

“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave, duke lutur Zotin që t'u jap durim e gajret. Ngushëllojmë edhe RIJASET-in e BFI të RM, si dhe Qeverinë dhe popullin e Maqedonisë, duke ndarë dhimbjen dhe ofruar ndihmë tonë simbolike në tejkalimin e situatës së krijuar atje”, thuhet në ngushëllimin e BIK-ut.

“Ditën e premte më 12 gusht, në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë do të organizojmë aksionin humanitar për grumbullimin e të mirave materiale për ndihmë të prekurve nga përmbytjet në Maqedoni”, theksohet në këtë letër ngushëlluese.

BIK u bën apel të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve të Kosovës që të mbështesin dhe të jenë pjesë e aksionit për ndihmë të prekurve nga përmbytjet në Maqedoni. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...