Artikull i sponsorizuar

Të gjithë ndihemi krenarë me të “artën” Majlindë

8 Gusht 2016 - 12:50      

Majlinda Kelmendi është dukshëm sportistja më e mirë në vend dhe xhudistja më e mirë në botë. 24-vjeçarja nga Peja është kampione e dyfishtë e botës dhe kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri 52 kilogramë.

Kampione e botës doli në vitet 2013 e 2014, ndërsa kampione e Evropës në vitin 2014. Ajo nuk mundi të mbrojë titullin e Evropës në vitin e kaluar, pasi evropiani mbahej në pranverë dhe e “Arta” Majlindë në fillim të vitit 2015-të kishte pësuar lëndim të gjurit.

Xhudistja pejane në atë kohë ju nënshtrua operimit në ligamentet e gjurit pas problemeve që kishte pas lëndimit në stërvitjeve. Kelmendi ishte lënduar në fillim të vitit në një kamp përgatitor që u mbajt në Austri. Aktualisht është xhudistja më e mirë në botë. Lëndimi ndodhi në momentin kur ishte në seri impresive prej 35 fitoresh rresht në gara të nivelit të lartë dhe kur nuk dinte për humbje për gati dy vjet.

Xhudistes së artë të botës, Majlinda Kelmendit, në ndihmë i kishte ardhur Spitali Amerikan, në momentin kur ajo kishte pasur më së shumti nevojë, asaj i ishte realizuar me shumë sukses dhe në një kohë shumë të shpejtë operimi në gjurin e maj.

Ndërhyrjen në gjurin e të “artës” Majlindë e kishte realizuar Dr. Florin Ramadani – Ortoped në Spitalin Amerikan. Ai i kishte premtuar Majlindës se pas tre muajve ajo do të mund të fillonte stërvitjet dhe në një kohë rekorde, pas gjashtë muajsh Majlinda do të ishte në gjendje të dal në sheshin e dyluftimit.

Majlinda Kelmendi, tash, pas një viti, bën krenar gjithë popullin shqiptar, duke e ngritur lart moralin dhe krenarin e shqiptarëve. Spitali Amerikan, ashtu si çdo shqiptar ndihet krenar për Majlindën, krenar për Dr. Florin Ramadanin, krenar për gjithë stafin e mrekullueshëm të Spitalit Amerikan. Japonezja tentoi disa herë ta mposhtë Majlindën duke e goditur tek gjuri i operuar por nuk ja doli ta hedh në tapet kampionen e Shqiptarisë.

Spitali Amerikan është sponsor zyrtar i Federatës së Xhudos së Kosovës dhe për këtë fakt ndihet krenar për punën dhe përkushtimin pa rezervë që ka dhënë stafi i këtij spitali për Federatën e Xhudos duke kontribuar edhe në titullin që tash mban mbi vete Majlinda Kelmendi dhe Kosova. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...