Foto: Reuters

Partia Demokratike e Kosovës uron Majlinda Kelmendin

8 Gusht 2016 - 12:44      

Partia Demokratike e Kosovës, uron Majlinda Kelmendin, me rastin e arritjes së jashtëzakonshme, marrjen e medaljes së artë në Lojërat Olimpike, Rio 2016.

“Suksesi i Majlindës e bëri krenar çdo qytetar të Republikës së Kosovës, ndërsa ngritja e flamurit të Kosovës në Rio pas këtij triumfi shënon hap të ri për sportin dhe sportistët e vendit tonë”, thuhet në urimin e PDK-së.

Po ashtu, PDK ka përgëzuar edhe trajnerin Driton Kuka, ekipin olimpik dhe të gjithë kontribuuesit tjerë që Kosova është prezantuar në mënyrën më të mirë, në garën më të çmuar në botë.

“Kjo fitore e medaljes së artë, hap shtegun për të rinjtë dhe të rejat tona dhe është frymëzim për sportistet dhe sportistët e rinj. Kjo është edhe një dëshmi se me përkushtim dhe angazhim mund të arrihen fitoret kulmore në nivel botëror”, theksohet në këtë urim.

Partia Demokratike e Kosovës përgëzon të gjithë sportistët, sportdashësit dhe qytetarët për këtë sukses të jashtëzakonshëm të sportit të vendit tonë.

“Majlinda ka realizuar qëllimin e mijëra sportistëve me gjenerata të tëra, për të qenë pjesë e Olimpiadës dhe të nderohet vendi ynë me medalje të artë”, përfundon urimi i PDK-së. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...