Foto: Reuters

Këshilli i Sigurimit i KB më 25 gusht shqyrton raportin për Kosovën

8 Gusht 2016 - 12:39      

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mblidhet më 25 gusht për të shqyrtuar raportin e rregullt tremujor, nga 16 prilli deri më 15 korrik, për Kosovën.

Siç citohet raporti i sekretarit të përgjithshëm të KS të KB, Ban Ki-moon, në raport shfaqet pakënaqësia “fërkimet” midis Kosovës e Serbisë, transmeton Koha.net.

Në raportin e sekretarit të përgjithshëm të KS të KB, Ban Ki-moon, ndër të tjera shfaqet shqetësimi për shkak të stagnimit të procesit të integrimit, por edhe të krizës në institucionet e Kosovës, si pasojë e procesit të demarkacionit me Malin e Zi.

Ban u ka bërë thirrje liderëve të Beogradit e të Prishtinës të vazhdojnë dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve, por edhe të demonstrojnë gatishmërinë për kompromise në mënyrë që të arrihet përfundimi i këtij procesi në dobi të qytetarëve.

Po ashtu theksohet pakënaqësia me faktin se Beogradi e Prishtina fajësojnë njëri tjetrin për mungesë rezultatesh.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...