8 Gusht 2016 - 11:47
Si shenjë mirësie, prifti i kësaj kishe kishte pranuar 5 familje nga Kosova dhe Shqipëria (45 persona) dhe ca individë që kërkuan mbrojtje, për t’u përkujdesur për ta duke ofruar atyre mbijetesën sadopak normale.
Që nga fillimi, organet e sigurimit shtetëror, përkatësisht Enti i Azilit, kishte tentuar që të nxjerrë këto familje me dhunë nga kisha dhe për t’i dërguar nëpër qendrat e azilit, por që prifti i kësaj kishe kishte kundërshtuar këto organe dhe kishte ndaluar hyrjen në kishë.
Vetëm pas pak ditësh shpërtheu një konflikt mes azilkërkuesve dhe priftërinjve të kësaj kishe. Ca nga azilkërkuesit kishin thyer rregullt shtëpiake dhe kishin demoluar ca nga mobiliet dhe objektet e kësaj kishe.
Për këtë arsye, drejtoria e kishës është detyruar të ushtrojë padi ndaj 3 personave të cilët ditën e djeshme nuk u paraqitën në gjykatë. Gjykata ka urdhëruar që këta 3 persona të kapen dhe menjëherë të ekstradohen për në vendlindje.
Drejtoria e kishës refuzon të largojë me dhunë këta 45 persona nga kisha si dhe refuzon që organet shtetërore të hyjnë me dhunë në këtë kishë. Sipas të dhënave të mediave gjermane, drejtoria e kishës ka ndalur furnizimin me ushqim të këtyre azilkërkuesve vetëm e vetëm që këta të largohen vullnetarisht dhe pa dhunë nga kjo kishë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...