Natyralistët vizitojnë malet e Sharrit dhe Korabit

8 Gusht 2016 - 11:40      

Tiranë,8 gusht – Shumë turistë të apasionuar të natyrës, preferojnë të vizitojnë e të ngjiten në malin e Sharrit e të Korabit.

Nuk janë thjesht aventurier të ngjitjeve malore, por sepse, Malet e Sharrit dhe të Korabit që gjenden në rajonin e Ballkanit Jugperëndimor, janë vendi ku takohet flora ilirike me atë mesdhetare.

Këto male janë ndër zonat më të pasura me biodiversitet bimor në të gjithë Gadishullin e Ballkanit.

Relievi shumë i larmishëm i maleve, i formuar pjesërisht gjatë epokës së akujve, dhe rrjeti i gjerë hidrologjik, kanë krijuar habitate të shumta dhe të shumëllojshme duke sjellë, për rrjedhojë, kushtet e nevojshme për një florë endemike shumë të pasur.

Rajoni karakterizohet nga një numër i madh speciesh të rralla, relike, endemike ose të rrezikuara të florës dhe faunës. Vetëm speciet e bimëve arrijnë në mbi 2000.

Lidhur me faunën, zona përfaqëson një nga qoshet e fundit ku strehohen mishngrënësit e mëdhenj të Europës, si rrëqebulli, ujku dhe ariu i murrmë. Kjo është dhe një nga arsyet përse në këto lartësi ngjiten shumë biolog.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...