Foto: Koha

“Nuk ka vend për panik nga sulmet në Kuvend dhe në BeerFest”

8 Gusht 2016 - 11:29      

Anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Fadil Demaku dhe Rexhep Selimi, kërkuan nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, që të raportoj rreth sulmeve të fundit, atij kundër Kuvendit të Kosovës dhe incidentin në BeerFest.

Selimi tha se sot kemi një shkas që jemi në një takim kaq të shpejtë.

“Ka të bëjë me një situatë siç është situata e sigurisë. Rasti i sulmit në parlament do të duhej të raportohej edhe nga ministri. Do të doja të dija se ku ka arritur Policia me punën rreth zbardhjes së këtij rasti”, tha ai, duke kërkuar që të raportohet edhe për incidentin në BeerFest, në qendër të qytetit, me çka u krijua shumë panik, raporton KP.

Nga ana tjetër, drejtori Maxhuni tha se nuk i lejohet të futet në analiza politike, dhe se punë e tij është të jap kontribut me vlerësime profesionale.

“Incidentin e sulmit në Kuvend, ne e vlerësojmë si incident mjaftë serioz. E kemi cilësuar si akt me element terrorist. Dua të iu siguroj që Policia do të bëjë çfarë është e nevojshme për t’i nxjerr akterët para drejtësisë. Tashmë për interes të këtij hetimi kemi intervistuar disa persona”, tha Shpend Maxhuni.

Ai nuk japi më shumë detaje për rastin, duke u arsyetuar me ndjeshmërinë që e ka ky proces hetimi. Drejtori i Policisë tha se kanë marrë dëshmi relevante nga vendi i ngjarjes dhe po ashtu kanë dhënë një shpërblim për informatorët e mundshëm.

“Sa i përket incidentit në Beer Fest, qytetarë të panjohur për ne kanë shtënë me armë gazi. Besoj se edhe kjo ngjarje duhet të shërbejë si mostër se si duhet të koordinohemi të punojmë me opinionin dhe organizatorin”, ka thënë Maxhuni, duke tërhequr vërejtjen që organizimet e tilla duhet të menaxhohen dhe projektohen me të gjithë institucionet relevante.

“Nuk ka vend për panik as nga incidenti në BeerFest ku është gjuajtur me armë gazi dhe as nga sulmi në Kuvend”, ka thënë Maxhuni. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...