Foto: Reuters

“Majlinda Kelmendit iu refuzua 2 herë nënshtetësia shqiptare”

8 Gusht 2016 - 11:04      

Aktivisti i shoqërisë civile, Arbër Çepani, ka deklaruar se xhudistes nga Kosova, Majlinda Kelmendit, fituese e medaljes së artë në Olimpiadën e Rios, i është refuzuar kërkesa për të marrë nënshtetësi shqiptare.

Kjo për faktin se, siç thotë Çepani, ministria e Sporteve të Shqipërisë, më 2008, kishte vlerësuar se Majlinda nuk është potencial për t’u bërë ndonjëherë sportiste kulminante.

“Në 2008-n, shteti shqiptar refuzoi dy herë kërkesën e Majlinda Kelmendit për të marrë nënshtetësi shqiptare. Përgjegjësi i atëhershëm i Ministrisë së Sporteve në Tiranë, që duhej të firmoste relacionin u shpreh: ‘Majlinda Kelmendi s’është potencial për t’u bërë ndonjë sportiste kulminante’! Majlinda më pas, arriti të marrë nënshtetësinë shqiptare vetëm në rrugë informale, fal ngulmit dhe dëshirës së saj për ta patur atë me çdo kusht! Ndërkohë që sot ai ‘specialisti’ i sportit po luan tavëll në ndonjë seli partie politike....Majlinda e përshëndet nga Rio me një Medalje të Artë!!”, shkruan Çepani në rrjetet sociale.

Majlinda Kelmendi fitoi dje medaljen e artë në xhudo, duke shënuar një sukses madhështor për Kosovën. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...