
8 Gusht 2016 - 10:48
Maxhuni tha se Policia e Kosovës konsideron se gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile.
“Për tetë muaj PK ka realizuar të gjitha detyrat dhe parashikimet konform planit strategjik”, tha drejtori Maxhuni, raporton KP.
Ai tha se prioritet i tyre është qasja parandaluese.
Në këtë periudhë dhe viteve të fundit është dëshmuar se PK ka ndikuar në uljen e rasteve të krimit. Suksese janë shënuar dhe në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, ka thënë numri një i Policisë së Kosovës.
“Në vitet e fundit kemi më pak prezencë të drogave të forta. Një prezencë e narkotikëve që është tek ne është marihuanë kanabis, që vjen si pasojë e kultivimit në fqinjësi”, ka thënë Maxhuni.
Policia e Kosovës, sipas tij, ka shënuar suksese edhe në luftën kundër krimit, krimit ekonomik dhe korrupsionit.
“Ne vazhdojmë me masa konkrete shtesë për avancimin e nivelit të sigurisë. Kemi arrit të parandalojmë edhe incidente të karakterit terrorist që i shohim në vende të ndryshme. PK po vazhdon me masa konkrete t’i parandalojë incidentet e tilla”, ka thënë Maxhuni, ndërkohë që raportimi i tij para Komisionit po vazhdon.
Në Komision sot janë të pranishëm edhe anëtarët nga AAK dhe Nisma, Daut Haradinaj dhe Zafir Berisha, të cilët tash e sa kohë kanë munguar në Komisionet e Kuvendit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...