
8 Gusht 2016 - 08:39
Kosova sapo ka fituar medaljen e artë në debutimin në Lojëra Olimpike. Majlinda ka shikuar kah trajneri i saj dhe ka shpërthyer një lot, shkruan Koha Ditore. Një mision i jashtëzakonshëm i nisur në Londër para 4 vitesh sapo është rrumbullakuar me sukses.
Publiku kryesisht Brazilian në sallë, e ka duartrokitur suksesin e saj, pasi e preferuara e tyre Erika Miranda nuk mundi ta merrte as medaljen e bronztë. Majlinda ka bërë defile në nëpër sallë duke përqafuar trajnerin e saj, Driton Kuka dhe duke përshëndetur ata që u gëzuan me të.
Të gjitha kamerat, fotoaparatet e telefonat janë drejtuar kah ajo. Majlinda e ka festuar me trajnerin e saj fitoren dhe është bërë gati për ceremoninë. Bashkë me dy garueset që i la pas Majlinda është duartrokitur gjatë në rrugën për medalje. Flamuri i Kosovës në anën tjetër të sallës është valëvitur më së larti.
"A vencedora du oro - Majlinda Kelmendi du Kosovo", në portugalisht ka buçitur zëshëm në sallë..... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...