Personat me të meta mendore, viktimë të buxhetit të kufizuar për shëndetësinë

8 Gusht 2016 - 08:09      

Buxheti i kufizuar për shëndetësinë në Kosovë prek edhe përkrahjen financiare që jepet për personat me të meta mendore. Për këtë kategori jepen 75 eurosh në muaj, shumë kjo që shpesh nuk mbulon as shpenzimet e elementare të tyre. Një familje nga Komuna e Malishevës ka thënë se e ka të pamundur t'ia dalë me 75 euro në muaj t’i sigurojë barna familjarit të tyre, i cili është me të meta mendore.

Familjari i cili ka preferuar të mos identifikohet në gazetë ka deklaruar se vëllai i tij i moshës rreth 60 vjeçare, që nga pas lufta ka mbetur me të meta mendore dhe ata duhet të kujdesen për të. Ka thënë se e kanë të pamundur t’ia dalin me shumën që e ofron shteti për këtë kategori, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Që nga paslufta vëllai im është me të meta psikike, për ne si familje është e vështirë që t’ia dalim me 75 euro në muaj pasi që jemi 8 anëtarë dhe vetëm djali im punon. Me këtë shumë është shumë e vështirë se as ilaçet s’mundemi me ia ble, e lëre më shumë”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...