Kuka: Majlinda e ka merituar ta përjetojë këtë moment

7 Gusht 2016 - 23:52      

Trajneri i Mjalinda Kelmendit, Driton Kuka ka thënë se xhudistja e artë tashmë e ka merituar që ta përjetojë këtë moment.

“Ka punuar gjatë”, ka thënë ai në një intervistë ekskluzive për KOHA-n.

Kuka ka thënë se Majlinda në këto luftëra ka qenë e kujdesshme, sepse ka thënë se në këso gara nuk ka vend për gabime.

“Lojërat Olimpike janë njëherë në katër vjet”, ka thënë Kuka, teksa ka shtuar se duke pasur parasysh atë që ndodhi në Londër, kur Majlinda pësoi nga një gabim, kemi dashur që ai të mos përsitet.

Kuka ka thënë se sfida e Majlinda Kelmendit me xhudistin japoneze e ka bërë më së shumti të ndjehet në ethe.
“Disa herë referi më ka tërhequr vërejtjen se do të më largojë nga stoli i trajnerit. Janë të dyja dy kolose të xhudos që asnjëherë nuk janë takuar mes vete”, ka thënë Kuka.

Kuka ka folur edhe për Nora Gjakovën, për të cilën pret po ashtu që të jetë në nivel të detyrës, derisa ka thënë se shpreson se lëndimi që e ka nuk do ta pengojë për të arritur edhe ajo kulmin.

Ai ka falënderuar edhe grupin KOHA për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Majlinda Kelmendit dhe xhudistëve të tjerë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...