7 Gusht 2016 - 20:24
Me këtë udhëzim përcaktohej lartësia e kompensimit për shfrytëzimin e ujërave, kompensimi për shkarkimin e ujërave të ndotura dhe kompensimi për nxjerrjen e inerteve nga shtretërit dhe brigjet e ujë-rrjedhave, raporton KTV.
Sipas këtij udhëzimi, rregullohej edhe kompensimi për shfrytëzimin e ujërave sipërfaqësore, nëntokësore dhe ujërave minerale.
Prodhuesit, të cilët ambalazhojnë ujërat mineralë dhe ujërat natyralë, janë të detyruar të paguajnë 0.009 € për një litër ujë të shitur.
Por, të njëjtit kishin refuzuar të pagunin këtë taksë, pasi që ishin ankuar se është tarifë e lartë.
Lidhur me mosveprimin e Departamentit të Ujërave për të mbledhur këto taksa, Besim Dobruna, ish-punëtor i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka akuzuar zyrtarë të këtij dikasteri.
Kjo praktikë, sipas tij, kishte vazhduar edhe pas ndërrimit të disa ministrave.
Sipas Dobrunës, me mosveprimin e organeve kompetente, në buxhetin e shtetit nuk kanë përfunduar 32.5 milionë euro.
Për këtë ai tani akuzon ish-ministrin Dardan Gashi për mosveprim, edhe pse, sipas tij, ishte në dijeni të keqpërdorimeve.
I kontaktuar nga Kohavisioni, Dobruna ka thënë se nuk mund të flasë para kamerës derisa procesi është në gjyq.
Ndërkaq, në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë thënë se për çështjen e borxhit të shfrytëzuesve të ujit, e kanë dërguar lëndën në Prokurori dhe se rrjedhimisht, kjo tani është çështje e Hetuesisë.
“Të gjitha kompanitë shfrytëzuese të ujit, të cilat nuk i kanë shlyer obligimet, i kemi dërguar në procedura gjyqësore. Duke iu referuar adresimit të çështjeve në institucionet përkatëse, Prokurori dhe Gjyqësor, nuk duam që të interferojmë me deklarata në vendimet e tyre lidhur me këtë çështje”, ka thënë Fadil Maxhuni nga kjo ministri.
Çështja e taksës së ujit u rikthye si debat, pasi deputeti Gëzim Kelmendi, në Rubikon të KTV-së, derisa flitej për puçin ushtarak në Turqi, i tha ministrit Gashi se akuzohet për 32 milionë euro para të humbura nga Ministria e Mjedisit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...