7 Gusht 2016 - 19:08
E fshati që më së shumti pësoi nga kjo fatkeqësi natyrore, ishte Hasanbegu i Shkupit, i banuar me shumicë shqiptare, raporton KTV.
Reshjet e shiut të cilat filluan në orët e së pasdites të së shtunës, bënë që brenda disa orësh, qindra shtëpi të këtij fshati të përmbyten.
Ngritja e nivelit të ujit deri në 2 metra, bllokoi shumë banorë brenda shtëpive që po përmbyteshin, derisa jashtë mureve, veturat po barteshin nga uji i rrëmbyeshëm.
E në gjithë këtë stuhi, një nënë 35-vjeçare humbi jetën derisa po kthehej në shtëpi. Kërkimet po vazhdojnë për të birin e saj 6-vjeçar.
Mosmbyllja e kanalizimit në një nga rrugët e këtij fshati, po dyshohet se shkaktoi vdekjen e gati 5 personave në këtë pjesë të lagjes.
Për më tepër, banorët thonë se intervenimi i policisë dhe i shtetit, erdhi me shumë vonesë.
E pos viktimave, vërshimi i mbrëmshëm shkaktoi dëme të mëdha materiale në shtëpi dhe vetura.
Pothuajse 50 % e shtëpive në këtë pjesë u dëmtuan nga uji dhe balta, derisa dëme pati edhe në vetura të cilat si pasojë e rrebeshit, u përplasën në mes vete dhe përfunduan në qoshe të rrugëve.
E mungesa e energjisë elektrike shkaktoi edhe më shumë kaos në këtë pjesë të Shkupit, derisa në ndihmë banorëve me ushqim dhe ujë të pijshëm u doli ushtria maqedonase.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...