7 Gusht 2016 - 15:19
Në këtë takim, Hoti diskutoi dhe prezantoi Udhëzimin Administrativ 05/2016 për Skemën e Veçantë për Arin e Investueshëm dhe Udhëzimin Administrativ 07/2016 për Arin e Investueshëm si dhe për politikat fiskale për artarët dhe zejtarët në veçanti :
“Me këto dy udhëzime kemi krijuar mundësinë e lirimit nga tatimi doganor në import të artit të papërpunuar dhe gjithashtu të lirimit nga TVSh të arit të papërpunuar. Kjo mundëson legalizimin e këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë”, potencoi Hoti.
Po ashtu Ministri Hoti siguroi Shoqatën e Artarëve se në të ardhmen Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave do të punojnë për të siguruar cilësinë e arit, duke hequr vulosjen por duke aplikuar metodat më bashkëkohore të kontrollit të cilësisë së arit.
Gjithashtu Qeveria do të kujdeset edhe për krijimin e bazës ligjore që bankat komerciale të ofrojnë mundësinë e depozitimit të arit në safe box, siç është në vendet e zhvilluara. Do të nxisin bankat të involvohen në shitblerjen e arit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...