Thaçi kërkon njohje nga Brazili, Argjentina dhe Sllovakia

7 Gusht 2016 - 14:10      

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar takimet me presidentë dhe liderë shtetëror gjatë qëndrimit të tij në Rio të Brazilit.

Thaçi, sipas komunikatës nga Presidenca, ka takuar zëvendëspresidentin e Brazilit, Michel Temer, të cilin e ka falënderuar për pritjen e ngrohtë që i ka bërë përfaqësuesve kosovarë në Brazil, transmeton Koha.net.

Në takim me zëvendëspresidentin Michel Temer, Thaçi ka kërkuar që të ruhen kontaktet ndërmjet dy shteteve dhe të ndërtohet bashkëpunimi në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Gjatë qëndrimit në Rio, Thaçi ka takuar edhe Presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri.

Edhe me homologun e tij argjentinas, Thaçi ka biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, duke kërkuar që të gjenden forma të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Në Brazil, presidenti Thaçi ka takuar po ashtu edhe Presidentin e Sllovakisë, Andrej Kiska.

Ai ka thënë se Sllovakia e mbështet të ardhmen evropiane të tërë Ballkanit Perëndimor.

Të gjithë përfaqësuesit e këtyre shteteve, presidenti Thaçi i ka ftuar që t'i bashkohen 112 shteteve të botës, që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Më herët, presidenti Thaçi ka takuar edhe sekretarin e shtetit amerikan, John Kerry, presidentin francez François Hollande dhe kryeministrin italian, Matteo Renzi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...