7 Gusht 2016 - 12:14
“Qeveria e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për qytetarët dhe Qeverinë e Maqedonisë si dhe për familjarët e viktimave të kësaj tragjedie natyrore”, thuhet nga Qeveria e Kosovës, e cila shpreh gatishmërinë e plotë që të ofrojë ndihmën e saj të pakursyer për shtetin fqinj Maqedoninë, në çdo aspekt ku ka mundësi, për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar, transmeton Koha.net.
Qeveria e Kosovës, po ashtu, thekson gatishmërinë për të dërguar në ndihmë njësite të specializuara për kërkim dhe shpëtim në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në rast nevoje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...