Përmbytje të mëdha në shumë lagje të Shkupit [video]

7 Gusht 2016 - 08:35      

Në disa zona periferike të Shkupit si Hasanbeg, Stajkovc dhe zona tjera janë duke u evakuuar për shkak të pamundësisë për të qëndruar në shtëpitë që janë përmbytur.

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që njëherësh është edhe komandat i përgjithshëm i ARM-së, ka dhënë urdhër që të gjitha kapacitetet e mundshme të vihen në ndihmë të sanimit të dëmeve të shkaktuara nga moti i ligë, raporton Koha në Maqedoni.

Personat përgjegjës në ARM, në bashkërendim me shtabet e krizës, tashmë kanë dërguar njësitë e tyre në vendet që konsiderohen më kritike dhe kanë filluar veprimet konkrete për të ndihmuar qytetarët.

Edhe qeveria është aktivizuar në këtë drejtim, për të ofruar mbështetjen për shtabet e krizës. Ndërsa shumë lagje janë të përmbytura.

Në një nga thirrjet e bëra është që qytetarët të mos lëvizin në pjesët e Autokomandës – afër hotel Kontinental, bulevardi në drejtim të Aerodromit, bulevardi Koco Racin në Qendër, etj.

Situatë shqetësuese është nëpër shumë lagje, ku shtëpitë janë mbushur me ujë dhe se apelojnë për ndihmë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...