7 Gusht 2016 - 09:32
Bilalli është vetë pjesë e atyre studentëve që ka studiuar në Arabinë Saudite, prej nga mendohet se janë sjellë disa dallime ndër myslimanët e Kosovës. Por, thotë se kishin marrë këshilla nga profesorët e atëhershëm të Medresesë në Prishtinë që në botën arabe të merrnin vetëm dijen për fenë - ajo që nuk ndryshon as te ne, por jo edhe traditën - ajo që dallon në secilin vend, shkruan sot “Koha Ditore”.
Edhe pse thotë se janë sipërfaqësore gjërat që i dallojnë myslimanët e botës arabe me ata në Ballkan, imami nga Podujeva është ndër më të zëshmit kundër ndryshimit të traditës së praktikimit të fesë në Kosovë. Ai është kundër laramanisë së myslimanëve.
“Unë është e vërtetë që i kam kryer studimet-fakultetin në Medine të Arabisë Saudite, 2 vjet gjuhën arabe dhe 4 vjet fakultetin-drejtimin ‘Misionarja dhe bazat themelore të Islamit’ dhe kam jetuar gjashtë vjet atje. Është plotësisht normale që me jetua një kohë të gjatë edhe me studiua atje është e pamundshme me qenë imun pa t’u veshë diçka të secilit vend që ka tendencë që përmes arsimimit me mbjellë edhe diçka që është kulturë e një vendi të caktuar”, nis rrëfimin hoxhë Idriz Bilalli... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...