Steele: ISIS-i është një kërcënim i përkohshëm

7 Gusht 2016 - 06:30      

ISIS-i nuk duhet ekzagjeruar, terrorizmi i grupit është vetëm një problem i përkohshëm. Kërcënimi shumë më i madh dhe jo lehtë i zgjidhshëm për botën vjen nga boshllëku gjithnjë e më i madh ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, thotë korrespodenti veteran dhe autor i studimeve të njohura për marrëdhëniet ndërkombëtare, britaniku Jonathan Steel.

Redaktori i redaksisë së “Guardianit” në Washington, në fund të viteve shtatëdhjetë, dhe i zyrës së saj në Moskë, gjatë rënies së komunizmit, Steele, ka qenë edhe korrespondent i gazetës britanike në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-99 dhe ka raportuar shpesh nga Prishtina, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shumë vjet pas largimit nga Kosova dhe në kohën e sulmeve gjithnjë më të shpeshta të “Shtetit Islamik” nëpër botë, Steele konsideron se për mposhtjen e kësaj të keqeje globale nevojitet bashkëpunim global, ndërsa si tejet të rëndësishëm e sheh bashkëpunimin me Rusinë. Për Evropën thotë se duhet të dalë përtej të menduarit të kohës së luftës së ftohtë dhe të synojë minimizimin e tensioneve me Rusinë, pjesa më e madhe e të cilave, sipas tij, janë ekzagjeruar artificialisht nga politikanët djathtistë evropianë dhe amerikanë... (intervistën e plotë e gjeni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...