6 Gusht 2016 - 23:15
ISIS-i, e keqja e madhe, është shkrimi kryesor i gazetës lidhur me terrorizmin.
Po ashtu, për këtë temë mund të lexoni shkrimin e kryeredaktorit të ‘Kohës Ditore’, Agron Bajrami, “Terrorizmi synon përçarjen”.
Ndërkaq, korrespodenti veteran britanik, Jonathan Steel, në një intervistë, thotë se ISIS-i është një kërcënim i përkohshëm.
Në rubrikën ‘Reportazh’, mund të lexoni për heroin e refugjatëve.
Kurse, eksportimi i terrorit dhe Erdogani në sytë e diasporës, janë shkrimet që mbulojnë faqet e rubrikës, ‘Bota’.
Fotografi i pavarur, Jetmir Idrizi, rrëfen për punën e tij 7 -vjeçare në rubrikën ‘7 shkronjat’.
Në numrin special të së dielës, në ‘Fejton, mund të lexoni për krenarinë shqiptare dhe nderin e vdekjes si hero.
Në ‘Kosovarçe’, është shkrimi ‘Islami tradicional nën presionin e agjendave të huaja.
Adhuruesit e kulturës, mund të lexojnë për ‘Skënderbeun tredimensional’ dhe për suveniret me figura historike e trashëgimi kulturore.
Lexoni po ashtu në ‘Monument’ për Kullën e Sahatit në Rahovec që daton nga viti 1791, dëgjohej 12 kilometra larg.
Po ashtu në këtë numër të ‘Kohës Ditore’, është edhe shkrimi për rrugën e Dua Lipës deri te fama.
Kurse në sport, vijnë një seri shkrimesh që kanë të bëjnë me Lojërat Olimpike në Rio.
Nuk mungojnë as rubrikat e përjavshme për teknologji dhe fusha të tjera.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...